KDC

Programi për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural – ARDP

Përkrahur nga Banka Botërore dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – MBPZHR Republika e Kosovës

Implementuar nga : Qendra Kosovare për Zhvillim – KDC Gjakovë

Qëllimi i  projekti:  Ofrimi i trajnime dhe këshillime për aplikuesit potencial në programin e granteve të zhvillimit rural, (fermereve, organizatave të fermerve, sipërmarrësve bujqësorë, përpunuesve te ushqimit dhe fermerëve rural, etj.) në pergatitjen e aplikacioneve për grante, (me dokumentacion mbeshtetës), te cilet kanë potencialin të financohen nga masat 101 dhe 103 te MBPZHR.

Aktivitetet: (Temat e mbuluara nga trajnimet  kanë  perfshirë:)

1.Investimet në fermë për të mbështetur prodhimin fitimprurës të bagëtisë, duke përfshirë në pajisjet për prodhimin e kafshëve, makineritë, objektet, cilësisë së qumështit, trajtimin e qumështit dhe ruajten, të ushqyerit, blerjen e bagëtise së re, sistemin e plehut organik, strehimin e kafshëve dhe investime të tjera kapitale;

2.Prodhimin  e frutave dhe perimeveduke përfshirë   zgjerimin  e  fidanishteve, pemishtëve vreshtave dhe serrave; blerjen e pajisjeve dhe makinerive etj.

3.Investime në përpunimin e ushqimit dhe investime në marketing,

4.Kriteri i përgjithshëm i pranueshmërise, Duke ofruar informata të përgjithshme për MBPZHR / Programin e Granteve të PBZHR me kërkesa specifike,

5.Projekt Propozimi / zhvilimi i planit të biznesit– Si të përgatitim dhe zhvillojmë projekt propozime dhe planin e biznesit sipas skemës së grantit të MBPZHR dhe kërkesave të aplikimit.

6.Përkrahje në përmbushjen e aplikimeve për grante për programet përkatëse të granteve të MBPZHR.

7.Masat agro-mjedisorenë lidhje me depozitimin e plehut modern në mënyrë që t’i shmangemi ndotjes së tokës dhe ujit sipërfaqësor; përdorimi i përshtatshëm i pesticideve dhe kemikaleve tjera (plehut artificial); dhe zbatimin e masave mjedisore në objektet agro-përpunese për të parandaluar dhe zvogëluar efektet negative ndaj mjedsit duke zbatuar politike mbrojtëse për mbrojten e mjedisit.

8.Qasja ndaj financave – kreditimi i mundësive per projektet agrobujqësore nga bankat tregtare dhe institucionet mikrofinanciare:

Rezultatet e arritura:

  • Rreth 1000 fermer janë trajnuar
  • 750 kopje të librit të punës janë përgatitur dhe shërndarë
  • Janë botuar dhe shpërndarë 3 tituj të broshurave pë fermer me nga 250 kopje
  • 240 fermer nga që janë trajnuar kanë arritur që të aplikojnë për grante

Kohëzgjatja e Projektit : Korrik  2020- Mars  2021