Programi për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural – ARDP,
Përkrahur nga Banka Botërore dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – MBPZHR – Republika e Kosovës ,
Implementuar nga : Qendra Kosovare për Zhvillim – KDC Gjakovë.
Qëllimi i projektit: Trajnimi i personelit të shërbimeve këshillimore të MBPZHR-së, si dhe këshilltarëve komunal dhe ata privatë në temat e kombinuara teknike dhe të bazuara në kërkesën dhe nevojat e stafit të Shërbimeve Këshillimore Teknike të Bujqësisë në MBPZHR, si dhe për të trajnuar dhe certifikuar kandidatët për shërbimet këshilluese mbi bujqësinë dhe zhvillimin rural.
Aktivitetet:
1. Zhvillimin dhe dizajnimin, (e kurrikulës, and materialeve dhe metodologjisë), për të dyja trajnimet: Trajnimin për Programin e Certifikimit të Këshilltarëve dhe Trajnimin për Stafin e Shërbimeve Këshillimore në Teknologjitë e Avancuara në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
2. Organizimi i trajnimeve të bazuara në Programin e Certifikimit të Trajnimit ku kanë marrë pjesë përafërsisht 300 këshilltarë, në tre (3) raunde gjatë periudhës, Qershor 2020 – Maj 2021. Trajnimet janë organizuar për 12 grupe në dy vjet dhe numri i grupeve për secilin vit është varur nga numri i këshilltarëve që kanë shprehur interesimin e tyre për çertifikim.
3. Trajnimi i 70 agjentëve të shërbimeve këshillimore në: “Teknologjitë e avansuara në bujqësi dhe zhvillim rural”. Trajnimet janë organizusr në dy (2) raunde gjatë periudhës, Qershor 2020 – Maj 2021. Pjesëmarrësit janë organizuar në 5 grupe dhe janë trajnuar në 6 module të trajnimit.
4. Pregatitja e marerialit promovues – Librit të punës
5. Organizimi i Dy Vizitave Studimore në dy vendet e BE -së. Vizitat Studimore janë organizuar për gjithsej 30 persona, (secili grup me 15 pjesëmarrës, nga MBPZHR dhe nga Komunat). Vizita e parë është realizuar në Bullgari dhe vizita e dytë në Greqi.
Rezulltatet e arritura:
- 300 këshilltarë i ngritën kapacitetet e tyre për këshillime ne bujqësi dhe zhvillim rural
- 70 janë trajnuar duke rritur kapacitetet e tyre dhe efikasitetin në sherbime këshillimore
- 440 kopje të librit të punës u botuan dhe u shperndanë te këshilltarët
- 212 kandidat janë paisur me licencë për këshilltarë
- 2 vizita në vendet e BE-së janë realizuar nga ku janë fituar njohuri të reja në sherbimet këshillimore
Kohëzgjatja e Projektit : Qershor 2020- Qershor 2022