KDC

Përkrahur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenie Sociale

Implementuar nga  Qendra Kosovare për Zhvillim – KDC Gjakovë

Qëllimi i Projektit : Përmirësimi i qasjes  të të rinjve në tregun e punës dhe inkurajimi i grupeve në nevojë sociale për të marrë pjesë, përmes zhvillimit dhe promovimit të metodologjive dhe mjeteve që do të rrisin aftësitë  dhe kapacitetet e tyre për të qenë konkurrentë në tregun e punës në regjioin e Gjakovës.

Objektivat e Projektit :

  • Forcimin e kapaciteteve  dhe njohurive të tyre në lidhje me praktikat inovative në pjesëmarrjen e tyre në ekonominë digjitale  me fokus primar në  kërkesat e tregut të punës,
  • Përmirësimin e  njohurive dhe informacioneve në lidhje me efektet e Pandemisë COVID 19 në tregun e punës me fokus tek të rinjët në komunën e Gjakovës,
  • Promovimin e  një mekanizmi  ndërlidhës në mes të kërkesave të të rinjëve të papunë dhe punëdhënësve në  tregun e punës në regjionin e Gjakovës  dhe krijimin e platformës digjitale në lidhje me problemet e punësimit.

Rezultatet :

  • Të rinjët dhe gratë janë motivuar dhe të informuar për të shfrytëzuar inovacionet  sociale dhe teknologjike si një mundësi dhe prespektivë e punësimit të tyre;
  • Janë realizuar trajnimet për forcimin e kapaciteteve dhe shkathtësive të tyre si përkrahje për zhvillimin e tyre ekonomik;
  • Të rinjët / gratë kanë krijuar   mundësi për zhvillimin e ideve të tyre afariste në  regjionin e Gjakovës,
  • Krijimin e njohurive bazike rreth ekonomisë  digjitale online e cila do ti mundësojë të rinjëve / grave që të kenë një qasje me të lehtë në gjetjen e vendeve të punës.

Kohëzgjatja e Projektit : Nëntor 2020 – Shkurt 2021