Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020 nën Instrumentin për Asistencën e Para -Aderimit (IPA II)
PROJEKTI: “VEPRO MENQUR – KURSE UJIN”
Realizuar nga :Qendra Kosovare për Zhvillim – KDC, (Zbatuesi Kryesor);
Kompania e Ujësjellësit VODOVOD “Bistrica” – SHPK Bijelo Polje ( Bashkë – Zbatuesi 1)
Kompania Regjionale e Ujit “ Hidrodrini” –SH.A Pejë (Bashkë – Zbatuesi 2 ).
Objektivi i Përgjithshëm:
Stimulimi i krijimit të sistemit për mjedis të qëndrueshëm duke përmirësuar menaxhimin e burimeve natyrore në zonën ndërkufitare në Mal të Zi dhe Kosovë.
Objektivi(et) specifik:
Zhvillimi i potencialit të komunës së Pejës dhe Bjelo Poljes në menaxhimin e mbrojtjes dhe ruajtjes së burimeve ujore
Grupet e synuara
Ndërmarrjet publike të ujit në komunën e Pejës, Kosovë dhe komunën e Bijelo Poljes, Mali i Zi, banorët dhe përfituesit e tyre
Rezultatet e pritshme
- Përmirësimi i menaxhimit të ujërave në komunën e Pejës (Kosovë) dhe Bjelo Polje (Mali i Zi);
- Rritja e njohurive dhe vetëdijes së popullatës në Pejë dhe Bijelo Polje për nevojën dhe rëndësinë e ruajtjes së burimeve ujore.
- Përmirësimi i menaxhimit të ujërave në komunën e Pejës (Kosovë) dhe Bjelo Polje (Mali i Zi).
Aktivitetet:
- Kryerja e një hulumtimi për vlerësimin e nevojave për gjendjen aktuale të menaxhimit të ujërave në Pejë dhe Bjelo Polje;
- Prokurimi, shpërndarja dhe instalimi i sistemit smart të ujëmatësve në zonat e përzgjedhura në komunat ndërkufitare;
- Trajnimet për ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e sistemit dhe instalimin e mjeteve për matjen e sistemeve të ujit;
- Regjistrimi i sistemeve të furnizimit me ujë dhe futja e të dhënave në zyrat e sistemeve të dhënave në të dy kompanitë rajonale të ujit;
- Hulumtimi mbi humbjet dhe tarifat e ujit në ndërmarrjet e ujësjellësit në Pejë dhe Bijelo Polje;
- Kryerja e vizitave studimore në kompanitë publike në Pejë dhe Bijelo Polje për shkëmbimin e përvojave dhe shkëmbimin e njohurive;
- Konferenca fillestare për prezantimin e projektit;
- Krijimi i Planit të Komunikimit dhe Vizibilitetit.
- Dizajnimi dhe përditësimi i web faqeve për të dyja kompanitë;
- Fushata informuese dhe edukative për shfrytëzimin e ujit në rajonet e synuara ndër regjionale;
- Konferenca përmbyllëse për prezantimin e rezultateve
Shuma totale e projektit : 523,537.60 EUR
Kohëzgjatja e Projektit : 24 muaj, (Shkurt, 2023 – Shkurt 2025)



