KDC

KOSOVA DEVELOPMENT CENTER
QENDRA KOSOVARE PËR ZHVILLIM

Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë nën akordimet e Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPAII) për 2014-2015.  

Projekti është  zbatuar nga:

  • Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Vendore (ALCDF);
  • Qendra Kosovare për Zhvillim (KDC);
  • Makedonska Razvojna Fondacija za Pretprijatija (MRFP) dega në Kosovë – Pejë

Objektivi i përgjithshëm: Rritja e  kapaciteteve dhe konkurrencës të sektorit të turizmit në rajonin ndërkufitar nëpërmjet valorizimit ekonomik të trashëgimisë së saj kulturore dhe natyrore.

Objektivi(ët) specifik

  • Të zhvillojë dhe promovojë produkte të reja turistike në zonat alpine me përfshirjen e drejtpërdrejtë të fermerëve vendas,
  • Rritja e njohurive të fermerëve vendas për ofrimin e shërbimeve më të mira dhe cilësore për përfitime të prekshme nga turizmi.

Zona e synuar: Shqipëri: Qarku Kukës (Bashkia Has dhe Tropojë);

                           Kosovë :Rajoni i Gjakovës, Pejës, Junikut dhe Deqanit;

Grupet e synuara: Fermerët vendas; Biznese (bujtina, hotele, sipërmarrës të vegjël, grupe prodhuesish); OSHC-të (mjedisore dhe turizëm); stafi komunal; të rinjtë dhe gratë.

Grupet në fokus : Fermerët lokalë dhe familjet e tyre , bizneset, bujtinat,hotelet, sipërmarrësit në fuhën e turizmit, grupe prodhuesish, OJQ me fokus në turizëm, përfaësues të bashkive, të rinët dhe gratë.

Rezultatet :

  • Është bërë përmirësimi i infratrukturës në shtëpitë malore (stanet);
  • Rritja e kapaciteteve të popullësisë së zonës për të ofruar shërbimet turistike cilësore në shtëpitë malore, (stanet);
  • Evidencimi i vlerave unikale në shtëpitë malore dhe zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit rural

Kohëzgjatja e projektit:  1 Mars 2018- 1 Mars 2020