KDC

31 janar 2025, u mbajt Konferenca Përmbyllëse e projektit Vepro Mençur, Kurse
Ujin! duke shënuar përfundimin e suksesshëm të këtij projekti.

I financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit
Ndërkufitar IPA Mali i Zi-Kosovë 2014-2020
, dhe i udhëhequr nga Qendra për Zhvillim
e Kosovës (KDC)
, projekti ka ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e menaxhimit të
burimeve ujore në Mal të Zi dhe Kosovë.

Gjatë 24 muajve të zbatimit, në bashkëpunim me Vodovod “Bistrica” Bijelo Polje dhe
KRU “Hidrodrini” Pejë, u arritën rezultate kyçe, duke përfshirë:

  • Zbatimin e sistemeve të mençura për matjen e ujit
  • Ndërtimin e kapaciteteve dhe programe trajnuese
  • Zbulimin e rrjedhjeve dhe monitorimin në kohë reale
  • Rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit për përdorimin e qëndrueshëm të ujit

Ky projekt ka kontribuar në përmirësimin afatgjatë të menaxhimit të ujit në rajon.